SHBA dërgon avionë luftarakë në Porto Riko për të luftuar trafikun e drogës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2025, 17:04
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë 10 avionë luftarakë, tip F-35 në Porto Riko, një territor i aneksuar nga Shtetet e Bashkuara, për të luftuar kartelet e drogës në Karaibe, thanë burime të njohura me çështjen.
Ky vendim vjen mes tensioneve në rritje midis Venezuelës dhe Uashingtonit, veçanërisht për vendosjen e anijeve ushtarake amerikane në Karaibe, dhe ndërsa Pentagoni denoncoi të enjten fluturimin mbi një nga anijet e saj luftarake nga avionë ushtarakë venezuelas në ujërat ndërkombëtare.