“Evropianët po pengojnë zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë”, Kremlini: SHBA dhe BE nuk mund të garantojnë sigurinë e Kievit

Kremlini ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër vendeve evropiane, duke i akuzuar ato për “pengim” të zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë.

“Evropianët po e bllokojnë rezolutën në Ukrainë. Ata nuk po kontribuojnë fare”, tha zëdhënësi i Moskës, Dmitry Peskov, në një intervistë me gazetën ruse Izvestia.

Peskov akuzon Evropën për përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Ukrainën qendrën e gjithçkaje anti-ruse.

Sipas tij, Kremlini është “absolutisht” kundër garancive ushtarake amerikane dhe evropiane që i ofrohen Ukrainës për sigurinë e saj.

“A mund të garantojnë të huajt, veçanërisht kontingjentet ushtarake evropiane dhe amerikane, sigurinë e Ukrainës? Absolutisht jo, ata nuk munden. Kjo nuk mund të jetë një garanci sigurie për Ukrainën që është e përshtatshme për vendin tone”, tha ai.