Parada e "3 vëllezërve të Lindjes", Shala: Po ndodhin zhvillime të rëndësishme në Euroazi

Përmes një interivste në Ora News, profesori Xhavit Shala tha se po ndodhin zhvillime të rëndësishme në Euroazi këto kohë, sidomos me mbledhjen e liderave lindorë. 

Shala: Në të vërtetë zhvillime në zonën e EuroAzisë kanë qenë të rëndësishme. Ky aktivitet i këtij grupimi politik ekonomik dhe në fushën e sigurisë, ka një rol në rritje në këto zona, atje edhe ku interesat amerikane janë të përcaktuara saktë.

Kjo organizatë është krijuar në vitin 2001, Organizata e Bashkimit të Shangait, dhe fokusi i saj ka qenë menaxhimi i çështjeve të sigurisë së kufijve në këto shtete. Ata duan të kthehen në një organizatë me profil të lartë në fushën e sigurisë.