FOTO-LAJMI/ Shqiptari përplaset me shtyllën e ndriçimit pas ndjekjes policore

Një ndjekje policore përfundoi të martën pasdite me një aksident në Gorinchem të Holandës. Një person 34-vjeçar me kombësi shqiptare u arrestua.

Agjentët e Njësisë Kombëtare donin të kontrollonin një makinë me targa franceze pranë Meerkerk, por drejtuesi i saj injoroi urdhrin për ndalim dhe u largua.

Afër Gorinchem, ai humbi kontrollin mbi timonin, përplasi një shtyllë ndriçimi dhe u rrokullis disa herë.

Personi kishte me vete një sasi tregtare kokainë, e cila u sekuestrua.

Pas një kontrolli mjekësor pa lëndime, ai u transferua në qelinë e paraburgimit dhe dyshohet për drejtim nën ndikimin e alkoolit, sjellje të rrezikshme në rrugë dhe posedim droge./AD