Spanjollët hetojnë “vrasjen” e shkodranit! Miklovan Danajt iu gjetën dy dokumente shqiptare, hetim edhe në 2 shtete të tjera

Policia shqiptare ka nisur hetimet në vendin tonë në lidhje me gjetjen në Spanjë të trupit të pajetë të Miklovan Danajt që sipas autoriteteve besohet se është vrarë.

Burime për “Ora News” bëjnë me dije se trupi i pajetë i gjetur në bregun e Marllës në Spanjë më 24 gusht të këtij viti.

Sipas burimeve nga rezulton se Miklovan Danajt i njohur me emrin Keli i janë gjetur dy palë dokumente shqiptare.

Hetimi po ndiqet nga pala spanjolle, e ndërsa mësohet së është përqendruar tek pazaret e drogës.

Po ashtu, në funksion të hetimit policia shqiptare ka nisur me verifikimin në vendim tonë të marrjes në pyetje të familjarëve të Danajt e po ashtu mbi dijeninë që ata kanë për aktivitetin e tij.

Po ashtu mësohet se ka nisur edhe verifikim në disa shtete si Itali apo Holandë.

Pak javë më parë të afërmit e Miklovan Danajt kanë marrë një telegram që paralajmëronte për vdekjen e tij dhe u kërkonte të mos e kërkonin.

Spanjollët hetojnë “vrasjen” e shkodranit! Miklovan Danajt