Pronari iu v*a gjatë s*lmeve ruse në Kiev, VIDEO e qenushit bëhet virale, prej ditësh kërkonte nën rrënoja

Një qenush është bërë viral në rrjetet sociale ndërsa ka prekur zemrat e ndjekësve. Jesse në video duket teksa kërkon nëpër rrënoja për pronarin e tij i cili u vra gjatë sulmit masiv rus më 28 gusht. Qenushi kërkoi për dy ditë rreth shtëpisë së tij por pronarin e tij nuk mund ta gjente pasi ai ka ndërruar jetë.

Ekipet e shpëtimit nga mbrojtja civile e adoptuan atë, duke i dhënë një shtëpi të re. Videot që u publikuan treguan kafshën duke ulëritur dhe duke bredhur pranë hyrjes së shkatërruar të një pallati në Kiev.

"Bota e qenushit u ndal më 28 gusht. Por besimi i i pathyeshëm e mbajti Jesse midis rrënojave në Kiev", tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në një postim, duke njoftuar se qeni më në fund kishte gjetur strehë me një familje të re.

@dsns_official Її світ зупинився 28 серпня… Але незламна вірність досі тримає Джессі серед руїн у Києві … чекає на господаря, який вже не повернеться ???? #russiaterroriststate #війнавукраїні #kyiv #ukraine #war ♬ Boundless Worship - Josué Novais Piano Worship