Ushtria izraelite e shpalli Gazën “zonë të rrezikshme lufte”

Ushtria izraelite njoftoi se i ka dhënë fund të ashtuquajturës “pauzë humanitare” në Gaza, të cilën planifikon ta pushtojë dhe ku gati 1 milion palestinezë janë strehuar, dhe e ka shpallur atë një “zonë të rrezikshme lufte”.

Ushtria izraelite po intensifikon sulmet e saj në Gazën veriore në ndjekje të pushtimit dhe zhvendosjes me forcë të palestinezëve. Izraeli i cili ka intensifikuar sulmet në Gazën lindore, të cilën planifikon ta pushtojë, synon të zhvendosë me forcë afërsisht 1 milion palestinezë nga zona.

Në një deklaratë me shkrim, ushtria izraelite deklaroi se Gaza është hequr nga e ashtuquajtura “pauzë humanitare”, të cilën e ka shpallur qeveria e Tel Avivit. Në deklaratë Gaza e cila planifikohet të pushtohet, përshkruhet se si “zonë e rrezikshme lufte”.

Pas këtij vendimi, ushtria izraelite pritet të intensifikojë më tej sulmet e saj në Gazën veriore, veçanërisht në qytetin e Gazës. Izraeli ka vendosur të pushtojë qytetin e Gazës

Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi një plan më 8 gusht për të pushtuar qytetin e Gazës. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një intervistë para mbledhjes së kabinetit se ata synojnë të pushtojnë të gjithë Rripin e Gazës.