Tragjike në Meksikë/ E njohur në “Tik Tok”, 32-vjeçarja gjendet e vdekur bashkë me burrin dhe dy fëmijët në një kamion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2025, 22:18
Një influencuese meksikane u gjet e vdekur brenda një kamioni së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Viktimat janë 32-vjeçarja Esmeralda Ferrer Garibay, bashkëshorti i saj 36-vjeçar, djali i tyre 13-vjeçar dhe vajza 7-vjeçare .
Trupat u gjetën javën e kaluar në Guadalajara, por identitetet e tyre u zbuluan vetëm dje, raporton The Sun. Familja ishte zhvendosur së fundmi në qytet për të jetuar dhe punuar atje.
Autoritetet dyshojnë se bashkëshorti i Garibay ishte shënjestra e sulmit, por hetimet vijojnë ende dhe pritet që të hedhin dritë mbi ngjarjen makabre.