Osmani takim me Anu Prattipati, diskutojnë për hapat drejt konstituimit të plotë të Kuvendit dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2025, 20:27
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.
Mësohet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve.
Gjithashtu u diskutua për hapat e mëtejshëm drejt konstituimit të plotë të Kuvendit.
Osmani gjithashtu foli edhe lidhur me bashkëpunimin dypalësh mes vendeve. Sipas njoftimit të presidencës gjatë takimit u rikonfirmua gatishmëria për avancimin e mëtejshëm në fusha me interes strategjik për të dyja vendet.