Sulmues nga rivalët, Chelsea pranë marrëveshjes me Manchester United
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2025, 20:28
Alejandro Garnacho mund të vazhdojë karrierën te Chelsea. Klubi londinez është në bisedime të avancuara, për transferimin e sulmuesit.
Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sports”, blutë kanë avancuar në bisedimet me Manchester United, për një akord të mundshëm.
Argjentinasi nuk bën pjesë në planet e “djajve” dhe për këtë arsye është i detyruar të gjejë një ekip të ri për të vazhduar karrierën e tij.
Vetë Garnacho ka zgjedhur Chelsea-n dhe dëshiron me çdo kusht transferimin te londinezët. Manchester United kërkon 58 milionë euro, ndërsa te Chelsea shpresojnë që marrëveshjen ta mbyllin për 50 milionë euro.
Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare, me marrëveshjen që duket në rrugën e duhur.
