"Mirënjohje për të gjithë që na ndihmuan," bashkëshortja e aktorit Naum Shundi: Fatkeqësisht shëndeti i tij ka marrë një kthesë aspak optimale!
Bashkëshortja e Naum Shundit ka reaguar se fundmi për mes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me gjendjen shëndetësore të aktorit i cili që po merr kurim në QSUT. Bashkëshortja e aktorit ka falenderuar të gjithë përsonat që kanë dhënë ndihma ndërsa theksoi se në ditët e këqija pranë tyre u shfaqën njerëz të mrekullueshëm.
Më tej ajo ka bërë me dije se gjendja e aktorit nuk është aspak optimale ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos kontribuojnë më në faqen që janë hapur për të ndihmuar për trajtimin e Shundit. Bashkëshortja theksoi se shëndëti i aktorit fatkeqësisht ka marrë një kthesë aspak optimale.
"Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejen me jetën.
Miq, dashamirëa, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale. Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja," shkruan ajo.
View this post on Instagram
