Banorët në radhë për një copë buke, paralajmërohet për një krizë të madhe urie

Mariam al-Sheikh, një nënë 34-vjeçare nga qyteti i Gazës, dëgjon fëmijën e saj më të vogël duke qarë nga uria natën – por nuk ka çfarë të bëjë.

Sigurimi i ushqimit për tre fëmijët e saj është një betejë e përditshme, rrëfen ajo për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. Shpesh kalon orë të tëra duke kërkuar bukë ose ushqim të konservuar.

“Ka ditë kur mund të gjej vetëm një copë të vogël buke dhe një domate për t’ua dhënë fëmijëve”, thotë ajo.

Situata në Rripin e Gazës, i cili është nën rrethim që nga fillimi i luftës, është përkeqësuar në mënyrë dramatike. Organizatat humanitare paralajmërojnë për një krizë të madhe urie. Sipas Kombeve të Bashkuara, qindra mijëra njerëz përballen çdo ditë me mungesë të thellë ushqimi.

Për shumëmf amilje, buka dhe uji janë të vetmet gjëra që arrijnë të sigurojnë pas radhëve të gjata dhe pritjes së pafundme