Kuvendi në drejtim të paditur/ Maliqi: Kurti po propozon emra që e di se opozita nuk i pranon

Përmes një interviste në Ora News, Afërdita Maliqi, analiste tha se këto javët e fundit asnjë iniciativë dhe vullnet nga LVV për të zgjidhur ngërçin politik në Kosovë.

Ajo shtoi se jemi përballë një skenari të njohur të Kurtit i cili qëllimisht do të propozojë emra që nuk pranohen nga opozita.

Maliqi: Nuk kemi parë këto javët e fundit asnjë iniciativë dhe vullnet nga LVV për të zgjidhur ngërçin politik në Kosovë dhe prandaj kemi pritur që nuk do të kishte zgjidhje. Jemi përballë një skenari të njohur të Kurtit që do të propozojë emra që nuk pranohen nga opozita. Edhe sot ka propozuar emra që janë të pakalueshëm nga opozita dhe nuk është përpjekur që të bindë qoftë një parti politike për këtë proces.