Takimi me Putin në Alaskë/ Zelenskyy konfirmon takimin me Trump që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2025, 09:56
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy thotë se ka ndërmend të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump për bisedime në Uashington të hënën.
Në një përditësim në Telegram Zelenskyy thotë se është mirënjohës për ftesën.
Takimi në SHBA mes dy udhëheqësve vjen pas Samitit mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, pa një marrëveshje për paqen në Ukrainë.
Gjatë udhëtimit nga Alaska në Amerikë, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Zelenskyy dhe më pas telefonatës iu bashkuan edhe udhëheqësit e NATO.
Më pas lajmi u konfirmua nga zyra presidenciale e Ukrainës, ku u deklarua se: “Ishte një telefonatë e gjatë — fillimisht midis presidentëve Zelensky dhe Trump, pas së cilës iu bashkuan edhe udhëheqësit evropianë.”
