Breshëri pyetjesh ndaj tij, Putin aspak i kënaqur nga këmbëngulja e gazetarëve (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2025, 22:25
Presidenti rus, Vladimir Putin disa minuta pas mbërritjes së tij në Alaskë është vënë përballë pyetjeve të shumta të gazetarëve të cilët po ndjekin nga afër zhvillimet e samiti të rëndësishëm me Trump.
Edhe pse presidenti Donald Trump e bëri të qartë se nuk do përgjigjen, gazetarët vijuan me punën e tyre duke insistuar disa herë.
Kjo sitatë nuk i ka pëlqyer aspak Putin pasi mimikat e tij tregojnë një mospëlqim ndaj pyetjeve të gazetarëve.
Si përfundim gazetarët duhet të presin rezultain që do të japë ky samit për të marrë përgjigje nëse do të ketë armëpushim apo Putin do të vijojë me sulmet e tij ndaj Ukrainës.
“Kur do të ndalosh së vrari civilë?” dhe “pse duhet t’u besojë Trump fjalëve të tuaja?” ishin disa nga pyetjet.
