Aeroplanët presidencialë pranë njëri-tjetrit në Anchorage, avioni i Putin dizanj më i ri se i Trump, të dy me nga katër motorë

Dy aeroplanët presidencialë pranë njëri-tjetrit në Anchorage kanë tërhequr vëmendjen e mediave të cilat e kanë cilësuar një imazh i pazakontë i cili nuk ndodh shpesh.

Presidenti rus Vladimir Putin zbriti nga një Ilyushin Il-96 i cili është avioni kryesor në flotën presidenciale ruse.

Boeing 747 i Presidentit Donald Trump, i njohur si Air Force One mbërriti pak kohë më parë se ai i Putin dhe imazhet e tyre pranë njëri-tjetrin kanë tërhqur vëmendjen.

Të dy janë avionë reaktivë me katër motorë dhe trup të gjerë, megjithëse avioni rus teknikisht është një dizajn më i ri.

FlightAware tregon se avioni i Putinit operoi si “Detashmenti Special i Fluturimit Rossiya 539” nga Aeroporti i Magadanit të Rusisë.

Faqja e gjurmimit të fluturimit tregon se i janë dashur rreth katër orë kohë fluturimi për të mbërritur në Alaska.