Lëvizjet e dyshimta e nxorën zbuluar, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, shpërndante dro*ë në plazhin e Miramares

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 43-vjeçar shqiptar.

Arrestimi i tij erdhi pasu u kap në flagrancë me drogë në zonën bregdetare dhe plazhin e Miramares.

Rasti u zbulua pas sjelljes dhe lëvizjeve të dyshimta të shqiptarit.

Pasi policia u mobilizua bëri të munduar kapjen e shpërndarësit të drogës.

Oficerët sekuestruan tre doza kokaine, ndërsa blerësit u raportuan në Prefekturë si përdorues.

Shqiptari po mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit të shkurtuar dhe masës së sigurisë.