Qarabagu shumë i fortë për Shkëndijën, ekipi tetovar i thotë “lamtumirë” Championsit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2025, 08:25
Shkëndija e Tetovës i jep lamtumirën Championsit.
Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 në transfertë përballë Qarabag duke u eliminuar në turin e tretë.
Për skuadrën e Beqirit golin e vetëm e shënoi Tamba në minutën e 10.
Më pas azerët e Karabakut shënuan 5 gola.
Shkëndija kështu shkon në play-off të Ligës së Europës dhe ka të garantuar minimalisht grupet e Ligës së Konferencës.
