Morata largohet nga Galatasaray, drejt rikthimit në Serie A

Sulmuesi spanjoll Álvaro Morata i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Galatasaray, duke u larguar nga klubi turk pas vetëm disa muajsh.

Marrëveshja e ndërprerjes së kontratës është arritur me pëlqimin e të gjitha palëve dhe pritet të hapë rrugën për kalimin e tij te Como, ekipi italian i drejtuar nga Cesc Fábregas.

Galatasaray konfirmoi largimin e 32-vjeçarit me një mesazh lamtumire në rrjetet sociale:

“Faleminderit, Morata, për përkushtimin tënd me fanellën e Galatasaray! Shumë fat në karrierën tënde!”

Morata kishte mbërritur në Stamboll më 20 janar 2025 nga AC Milan, në formë huazimi për 6 milionë euro dhe me një klauzolë blerjeje të detyrueshme prej 8 milionë euro, kontratë që do të zgjaste deri në vitin 2026.

Gjatë periudhës së tij te Galatasaray, sulmuesi spanjoll zhvilloi 16 ndeshje, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 1 asist.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit turk, AC Milan do të paguajë 5 milionë euro si kompensim për ndërprerjen e parakohshme të kontratës.

Për më tepër, vetë futbollisti ka hequr dorë nga pagesa e detyrimeve që i takonin, me vlerë 651.562 euro, për të lehtësuar largimin e tij