“Kemi siguruar plot dy njohje”/ Gërvalla mbledh ambasadorët, Kurti akuzon Serbinë për destabilizim
“Gjatë këtij viti kemi arritur edhe dy njohje të reja të shtetësisë së Kosovës duke forcuar pozicionin ndërkombëtar. Kemi siguruar anëtarësimin në një numër të konsiderueshëm të organizatave ndërkombëtare duke zgjeruar hapësirën ku Kosova është e pranishme dhe aktive.”
Keto deklarata te cuditshme por jo te pazakonta per te, ministrja e Kurtit i beri nga edicioni i tete i Konferences se Ambasadoreve, pa u ndalur aspak te sanksionet e BE-se, bllokimin e agjendes per anetaresimin e Kosoves se Keshillin e Europes, asnje hap perpara ne dialog me Serbine dhe asnje shenje per nje proces te denje integrimi per vendin ne Bashkimin Europian.
Ashtu si ministrja e e tij, edhe Albin Kurti ka patur si kryefjale ne qendrimin e tij Serbine.
Kjo e fundit duket se eshte “komardarja shpetuese” e Kurtit sa here qe vendi jeton ne ngerce politike qe se fundmi i ka vjedhur qytetareve te Kosoves me shume se 7 muaj, kohe e cila tani duhet te ishin perkthyer ne rezultate.
Per Kurtin sigurisht qe ka nje fajtor dhe ajo eshte Serbia.
“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare. Serbia “në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse”, shpenzon miliona euro për lobim dhe shpërndarjen “sistematike të mesazheve të rreme kundër Kosovës” nëpër botë.|
Ky organizim, nga ku politika e larte ne Kosove foli per suksese ishte nje takim me përfaqësuesit diplomatikë (te cilet Kurti I perdor edhe per te shoqeruar votat e diaspores ) me qëllim përmbledhjen e punës së bërë, vlerësimin e rezultateve dhe përcaktimin e hapave për vitin e ardhshëm, dhe ne fakt puna e bere flet vete….