Zjarre dhe temperatura 44 gradë, nga Ballkani në Gadishullin Iberik, Europa po digj*t

Nga Gadishulli Iberik, në Ballkanin Perëndimor e gjithë Europa është nën pushtetin e flakëve dhe temperaturave ekstremisht të larta.

Një zjarr shkatërrues pranë Madridit, i cili i mori jetën një personi dhe detyroi evakuimin e 180 të tjerëve, është venë nën kontroll nga zjarrfikësit.

Por vala e tejzgjatur e të nxehtit me temperatura deri në 44 gradë në disa rajone bëjnë që situata të mbetet e rrezikshme.

Nxehtësia ekstreme dhe erërat e forta shkaktuan  vorbulla zjarri rreth vendit, që dogjën një sërë banesash dhe detyruan evakuimin e qindra personave nga një park i mbrojtur nga UNESCO më veri të Spanjës.

Rreth 800 personave ju kërkua të braktisin shtëpitë e tyre në 6 fshatra pranë rajoneve të Castile dhe Leonku një sërë vatrash vijojnë të digjen.

Situatë shqetësuese po përjeton edhe Franca, ku 12 departamente janë vendosur në alarm të kuq, e 41 të tjera portokalli.

Valë përvëluese të të nxehtit, me temperatura deri në 43 gradë ka përfshirë Francën Jugore duke shkaktuar zjarre në rajonin e njohur të prodhimit të verës, të Aude.

Në lufte me flakët, edhe autoritetet në bullgarinë jugore, në malin e zi dhe brigjet veri perëndimore të Turqisë.

Mali i zi raportoi flakë pranë kryeqytetit Podgoricë dhe gjithashtu përgjatë brigjeve të Adriatikut, duke i kërkuar ndihmë urgjente shteteve fqinje.

Familje u evakuuan në zonat veriore të kryeqytetit teksa njësitë ushtarake po punojnë për të mbrojtur rrënojat në qytetin antik të Duklas.

Betejën me flakët e vijon edhe Greqia, me zjarrfikësit të fokusuar në tre vatra të mëdha, në ishujt e Kefalonias, Zakinkthos dhe Vonitsa, në perëndim të Greqisë.

2025 parashikohet të jetë vitit i dytë apo i tretë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë.