Rodri i dëmtuar… mund të humbasë fillimin e sezonit të Manchester Cityt

ANGLI - Vështirësitë e Rodrit vazhdojnë. Duke pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar shtatorin e kaluar, fituesi i “Topit të Artë” u rikthye për të luajtur në Kupën e Botës për Klube me Manchester Cityn.

Por kampioni evropian pësoi një tjetër dëmtim gjatë humbjes 3-4 të Citizens ndaj Al-Hilal më 30 qershor.

Ai ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi në ijë...

Manchester Evening News raportoi në orët e fundit se Rodri ishte stërvitur kryesisht larg skuadrës, që nga rinisja javën e kaluar.

Dhe trajneri i tij Pep Guardiola nuk duket se po mbështetet tek ai për fillimin e sezonit. 

"Ai është më mirë, por pati një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit kundër Al-Hilal," shpjegoi katalanasi.

"Ai është stërvitur më mirë ditët e fundit.

Shpresoj se do të jetë vërtet gati pas pushimit ndërkombëtar (në shtator).

 Ai mund të jetë në gjendje të marrë disa minuta në ndeshjet e para, por gjëja më e rëndësishme është që ai të mos ketë dhimbje.

Sepse ne nuk duam që Rodri të dëmtohet përsëri."