Hasani letër OSBE-së për raportin/ Kume: Veprim i pamenduar dhe foshnjëri diplomatike

Përmes një interviste në Ora News, eksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume tha se letra e qeverisë drejtuar OSBE-së është diçka e gabuar.

Kume: Më duket si një veprim që zor mund të justifikohet nëse përmbajta që ka deklaruar Berisha është ashtu. Është e çuditshme sepse është një foshnjëri diplomatike që t’i drejtohet një organizate si OSBE-ja që organizon monitorimin e zgjedhjeve në gjithë botën dhe i kërkon që të mbajë anë në këtë proces dhe të mos përdoret raporti në dëm të mazhorancës.

Më duket një veprim i pavend dhe pa mend. Nëse është bërë nuk ka për të pasur rezultate sepse në përvojën time OSBE-ja është ndër organizatat që mund të ndikohet nga ajo që luhet në atë që ndodh në raport me luftën e brendshme politike.