“Zonja e Vjetër” ndalet në miqësore, Juventusi nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Reggiana-s

Juventusi dhe Reggiana barazuan sot 2-2 në një test miqësor të zhvilluar në kompleksin stërvitor të bardhezinjve në Torino.

“Zonja e Vjetër” nuk u pa në lartësinë e duhur, një “sinjal alarmi” ky për trajnerin Igor Tudor dhe stafin.

Ndeshja nisi me një gabim në prapavijën e bardhezinjve, me miqtë që përfituan dhe kaluan në epëri me Girma pas 22 minutave lojë. Reagimi i Juves ishte i menjëhershëm dhe Conceicao barazoi me një të majtë të saktë nga jashtë zone, kjo pas asistit të David.

Pjesa e dytë nisi me 11 zëvendësime për Tudor, teksa Juve në fushë u pa më kërkuese. Vetëm dy minuta nga nisja e fraksionit të dytë, Vlahovic shtyu në rrjetë një top të mbetur në zonë, për epërsinë e Juves. Megjithë kontrollin e lojës, Juve nuk mundi të shënonte golin e tretë duke gjetur traun e portës.