Çdo gjë gati për fillimin e Sunny Hill Festival 2025 në Kosovë
Sunny Hill Festival është ngjarja më e madhe muzikore dhe kulturore që zhvillohet nga sot deri më 3 gusht dhe tashmë ka nisur ardhja e vizitorëve të shumtë.
Ky festival do të ofrojë një linjë të jashtëzakonshëm, me disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore si Dua Lipa, Fatboy Slim, Shawn Mendes, Mochakk, Anyma, Peggy Gou dhe shumë artistë të tjerë nga Kosova dhe rajoni si Ledri Vula, Era Istrefi, Ardian Berisha, Lyrical Son, Ari Lokaj, Loredana, Tayna e shumë të tjerë.
Sunny Hill është më shumë se një festival muzikor – është një ngjarje që bashkon kulturën, artin dhe energjinë e brezit të ri të Kosovës.
Kujtojmë, ky festival ka nisur të mbahet që nga viti 2018 dhe vazhdimisht po zgjon interesim të madh te të gjithë artdashësit. Festivali është organizuar nga këngëtarja e madhe Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa.
Gjatë edicioneve të kaluara kanë marrë pjesë emra të mëdhenj të muzikës botërore si Miley Cyrus, Calvin Harris, Bebe Rexha, DJ Snake, Black Coffe, Groove Armada, Stormzy, Burna Boy, The Blaze e shumë të tjerë.
