"Bëj kujdes çfarë thua" - Trump: Medvedev po hyn në një territor shumë të rrezikshëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj sot ish-presidentit rus dhe zëvendëskryetarit të Këshillit të Sigurisë Dmitry Medvedev, i cili paralajmëroi në X disa ditë më parë se “çdo ultimatum i SHBA-së ishte një hap drejt luftës”.
“Ish-presidenti i dështuar i Rusisë, i cili ende mendon se është president, duhet të ketë kujdes se çfarë thotë”, tha Trump.
“Ai po hyn në një territor shumë të rrezikshëm. Nuk më intereson se çfarë bën India me Rusinë”, tha presidenti i SHBA-se në “Truth Social”.
“Ata mund të shkatërrojnë ekonomitë e tyre, për sa më përket mua. Ne kemi bërë shumë pak biznes me Indinë, tarifat e tyre janë shumë të larta, ndër më të lartat në botë”, tha Trump.
“Në mënyrë të ngjashme, Rusia dhe SHBA-ja nuk bëjnë pothuajse asnjë biznes së bashku”, shtoi ai.
Në përgjigje të thirrjes së fundit të Trump drejtuar Medvedev që “të jetë i kujdesshëm me fjalët e tij”, pasi zyrtari rus kritikoi kërcënimet e SHBA-së për tarifa dhe sanksione, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit tha në Telegram: “Nëse disa fjalë të ish-presidentit rus provokojnë një reagim kaq nervoz tek një president kaq i frikshëm amerikan, kjo do të thotë se Rusia ka të drejtë për gjithçka dhe do të vazhdojë të ndjekë rrugën e saj”.
“Trump duhet të kujtojë se sa e rrezikshme mund të jete e famshmja “Dead Hand”, tha Medvedev – duke iu referuar sistemit gjysmëautomatik të kontrollit të armëve bërthamore të epokës së Luftës së Ftohtë – i cili u ndërtua nga Bashkimi Sovjetik – i projektuar për të garantuar një sulm hakmarrës nëse lidershipi i Moskës shkatërrohej.
Sistemi mbetet në përdorim në Federatën Ruse post-sovjetike.

