Fatkeqësitë natyrore shkaktuan 131 miliardë dollarë dëme në 2025
Fatkeqësitë natyrore si zjarret, stuhitë dhe tërmetet shkaktuan dëme prej 131 miliardë dollarësh në të gjithë botën në gjysmën e parë të vitit 2025, totali i dytë më i lartë për një periudhë të gjysmës së parë që nga viti 1980, sipas kompanisë gjermane të sigurimeve “MunichRe”.
Vetëm zjarret në Kaliforni shkaktuan dëme prej rreth 53 miliardë dollarësh në janar, duke i bërë ato katastrofën më të kushtueshme nga zjarri të regjistruar ndonjëherë, sipas “MunichRe”.
Në përgjithësi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën veçanërisht rëndë, me stuhi dhe tornado të shumta të forta që i çuan humbjet totale në 92 miliardë dollarë ,që përfaqësojnë 70% të dëmeve globale.
Ngjarja më vdekjeprurëse ishte një tërmet i 28 marsit në Mjanmar, i cili shkakto vdekjen e 4 500 vetave.
Shkencëtarët në ”MunichRe” thonë se fatkeqësitë natyrore të lidhura me motin po bëhen më të shpeshta dhe të rënda për shkak të ngrohjes globale.
Nga totali i dëmeve prej 131 miliardë dollarësh, 80 miliardë dollarë ishin të siguruar, të dy shifrat janë shumë mbi mesataren e rregulluar nga inflacioni për dekadat e fundit.
Vetëm gjysma e parë e vitit 2011, e shënuar nga tërmeti dhe cunami i Japonisë, pa humbje të përgjithshme më të larta.
