ALARM NË ITALI/ 5 viktima nga Virusi i Nilit! Autoritetet nisin dezinsektimin, disa të tjerë të infektuar

Virusi i Nilit ka vënë në alarm autoritetet në itali ku numri i viktimave ka shkuar në pesë. Ekspertët tashmë kanë bërë thirrje për të rritur masat dhe për të kërkuar koordinim mes rajoneve por edhe në shtete të tjera

Numri i viktimave nga virusi i Nilit në Itali ka shkuar në pesë që nga fillimi i vitit. Pas një rasti të raportuar më parë në Piemonte, katër viktima të tjera janë shënuar së fundmi në rajonet e Lazios dhe Campanias.

Rasti më i fundit u regjistrua në Napoli, ku një 74-vjeçar nga Pomigliano d'Arco humbi jetën të premten në Spitalin “Ospedale del Mare”. 

Ai ishte shtruar ne urgjenca por dy ditë më vonë gjendja e tij u përkeqësua me temperaturë dhe çrregullime të vetëdijes, të shoqëruara nga insuficienca renale.

Po ashtu, të hënën humbi jetën një tjetër i moshuar, 80-vjeçar nga Maddaloni, i shtruar në spitalin e Casertës, ku ndodhet aktualisht nën kujdes edhe një pacient tjetër nga i njëjti qytet, gjithashtu i infektuar me virusin.

Në Lazio, ndërkohë, ndërroi jetë një 77-vjeçar  ndërsa vuantenga probleme të rënda shëndetësore dhe një transplant në zemër. Përballë situatës, disa komuna kanë nisur fushata dezinfektimi.

Francesco Vaia, ish-drejtor i Institutit Spallanzani dhe ish-drejtor për parandalimin në Ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë thirrje për ndërhyrje sistematike madje ai apelon për një veprim i koordinuar edhe me shtete të tjera