Kina dhe SHBA-ja rifillojnë negociatat mbi mosmarrëveshjen për tarifat

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent dhe përfaqësuesit e lartë kinezë kanë planifikuar të takohen sot dhe nesër në Stokholm për bisedime të mëtejshme mbi mosmarrëveshjen e tyre për tarifat.

Ata Kanë vendosur, kryesisht të negociojnë një zgjatje të pauzës aktuale të tarifave, e cila është ende në fuqi deri më 12 gusht. Pala kineze pritet të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, He Lifeng.

Që nga prilli, SHBA-ja ka rritur tarifat e importit për mallrat kineze në disa faza deri në 145%.

Kina u përgjigj me kundërtarifa deri në 125% dhe ushtroi presion me kufizime të eksportit për materiale të caktuara.

Në maj, të dyja palët ranë dakord në Gjenevë për një pezullim 90-ditor të tarifave. Bisedime të mëtejshme pasuan në qershor në Londër. Të dyja palët janë të tendosura ekonomikisht përtej tarifave.

Kina kritikon kufizimet e eksportit të Uashingtonit për gjysmëpërçuesit e avancuar dhe çipat e inteligjencës artificiale (IA) – të cilët ata thonë se pengojnë aksesin e kompanive kineze në teknologjinë e avancuar.

SHBA-ja, nga ana tjetër, akuzon Pekinin për kufizimin e eksportit të lëndëve të para te rëndësishme.