Dashuritë që dinë të festojnë, zgjasin më shumë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2025, 10:30
Sipas një analize të marrëdhënieve afatgjata, çiftet që ndajnë eksperienca si clubbing apo festivale, lidhen më fort sepse përjetojnë emocione intensive bashkë.
Bëhen gati si ekip. Kërcejnë e qeshin në një hapësirë të përbashkët, por të lirë. Ndihen të afërt pa pasur nevojë për fjalë të mëdha.
Jo çdo lidhje forcohet nga bisedat serioze. Ndonjëherë, është muzika, ritmi dhe një natë ku gjeni veten… në sytë e tjetrit.


