Vietnam/ Dhjetë të vde*ur nga përmbysja e një autobusi, mes viktimave edhe dy fëmijë

Dhjetë persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, humbën jetën pasi një autobus u përmbys në një rrugë që lidh Hanojin me Da Nangun, në Vietnamin qendror, njoftoi qeveria.

Dymbëdhjetë pasagjerë të tjerë u plagosën, disa prej tyre rëndë, dhe po marrin trajtim spitalor.

Të gjitha viktimat ishin shtetas vietnamezë, sqaroi qeveria.

Autobusi, i cili kryente një udhëtim gjatë natës, doli nga rruga, u përplas me tabela sinjalistike dhe më pas u përmbys në orët e para të mëngjesit.

Kryeministri Pham Minh Chinh kërkoi zhvillimin e një hetimi për këtë tragjedi, e cila ndodh vetëm një javë pas vdekjes së 38 personave në një fundosje të një anije turistike në Gjirin e Halongut.