FOTO/ “Si ka ndikuar stresi tek unë” - Hailey Bieber ndan PAMJET me ndjekësit
Së fundmi, qarkulluan shumë zëra se martesa e Justin dhe Hailey Bieber po kalonte në një periudhë të vështirë.
Burime pranë çiftit thanë se problemet nuk lidhen vetëm me shqetësimet e vazhdueshme për shëndetin mendor të këngëtarit të famshëm, të cilat u nxitën nga disa postime të çuditshme që ai ka bërë kohët e fundit në rrjetet sociale, por edhe me një çështje financiare që përfshin menaxherin e tij të dikurshëm, Scooter Braun.
Thuhet se Hailey po përdor një pjesë të parave që fitoi nga shitja e markës së saj të suksesshme të kujdesit për lëkurën, Rhode, për 1 miliard dollarë, për të ndihmuar Justin-in të shlyejë një borxh prej mbi 30 milionë dollarësh ndaj Braun-it.
Sipas marrëveshjes së arritur, këngëtari është i detyruar të bëjë këtë pagesë pasi kompania mbuloi një pjesë të humbjeve kur Justin anuloi turneun e tij në vitin 2022.
Pavarësisht këtyre thashethemeve, çifti publikoi dia ditë më parë disa foto dhe video nga pushimet në Itali, ku shfaqeshin të lumtur pranë njëri-tjetrit. Por duket se presioni dhe lodhja e muajve të fundit kanë ndikuar në shëndetin e Hailey-t, veçanërisht në lëkurën e saj.
Në një postim të fundit në “Instagram”, modelja ndau me ndjekësit e saj një foto të fytyrës, ku tregoi qartë puçrrat dhe irritimet e shkaktuara nga përkeqësimi i një problemi që ajo e ka prej kohësh: dermatiti perioral.
“Gjithmonë më përkeqësohet kur udhëtoj shumë, kur nuk fle mjaftueshëm, për shkak të hormoneve, kur përdor kremin SPF të gabuar, ose produkte të reja… edhe nga stresi”, shkroi ajo.

Në një tjetër postim, Hailey ndau edhe rutinën e saj të kujdesit për lëkurën, ku natyrisht përfshiu edhe një nga produktet e markës së saj, Rhode.
View this post on Instagram

