Temperaturat e larta në Europë/ Dollenberg: Urgjencat e tejmbushura, më të rrezikuarit të moshuarit
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", mjekja Aurora Dollenberg ngriti alarmin për temperaturat përvëluese që kanë përfshirë Europën dhe Shqipërinë. Ajo i cilësoi kushtet aktuale si një gjendje urgjente për organizmin, duke theksuar rreziqet e mëdha që i kanosen sidomos të moshuarve me sëmundje kronike.
" Temperaturat aktuale në pjesën më të madhe europiane përfshirë dhe Shqipërinë janë ekstremisht të larta, mbi 40 gradë dhe e quajme për organizmin e njeriut një gjendje urgjence sepse kur ambjenti ka një temperaturë të lartë dështojnë dhe pjesa më e madhe mekanizmave ftohës që ka trupi jonë në dispozicion për ta ulur temperaturën e trupit.
E dimë shumë mirë që duke filluar që nga djersitja, nga urinimi i shtuar, nga humbja e avujve me anë të gojës, ne arrijmë ta ulim me disa gradë temperaturën e trupit, e cila gjithmonë përpiqet të bëhet baraz me atë të ambjentit.
Gjithçka që kalon 37.5 gradë është sikur të kishim një infeksion por është me të vërtetë një temperaturë ambjemtale, fizike e cila streson nga jashtë në mënyrë permanente, 24 orë, pra ata që jetojnë në Shqipëri janë të stresuar nga kjo temperaturë kaq ekstreme.
Urgjencat në europë janë të mbushura, pacientët janë ato që kanë probleme me tensionin e lartë, që kanë probleme me diabetin, janë më shumë të moshuarit, mbi 70 vjeç. Këto janë njerëzit më të rrezikuar", u shpreh Dollenberg.
