EUROPIANËT PUNOJNË 37,2 VJET! Eurostat: Holandezët punojnë më shumë, rumunët më pak vite
Një qytetar i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian punon mesatarisht 37,2 vjet, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) për vitin 2024!
Të dhënat përfshijnë individët mbi moshën 15 vjeç dhe tregojnë se kohëzgjatja mesatare e jetës së punës në BE është rritur me 2,4 vjet në dekadën e fundit.
Holandezët janë ata që punojnë më gjatë, me mesatarit 43,8 vjet, sipas të dhënave zyrtare të EUROSTAT
Pas saj renditen Suedia me 43 vjet, Danimarka me 42,5 vjet, Estonia me 41,4 vjet, Irlanda me 40,4 vjet, Gjermania me 40 vjet dhe Finlanda me 39,8 vjet.
Rumunët punojnë me pak vite mes anëtarëve të BE.
Të dhënat e EUROSTAT tregojnë kohëzgjatja mesatare e punës në Rumani është 32.7 vjet.
Lista e vendeve ku punohet më pak vite vijon me Italinë me 32,8 vjet, dhe Kroaci, Greqi e Bullgari me nga 34,8 vjet. Në Belgjikë, kjo periudhë është 35 vjet.
Për meshkujt në BE, periudha mesatare e punës është 39,2 vjet.
Në Holandë, meshkujt punojnë 45,7 vjet, në Danimarkë 44,2 vjet dhe në Suedi 40 vjet. Nga ana tjetër, meshkujt në Rumani punojnë 35,9 vjet, ndërsa në Kroaci dhe Bullgari 36 vjet.
Për femrat, mesatarja në BE është 35 vjet.
Ato punojnë më gjatë në Estoni me 42,2 vjet, në Suedi me 42 vjet dhe në Holandë me 41,8 vjet.
Koha më e shkurtër e punës për femrat është në Itali me 28,2 vjet, në Rumani me 29,2 vjet dhe në Greqi me 31,1 vjet.
Sipas Eurostatit, në Turqi një individ punon mesatarisht 30,2 vjet, një vlerë më e ulët se mesatarja e BE-së. Meshkujt në Turqi punojnë mesatarisht 39,3 vjet, ndërsa femrat 20,7 vjet.
Në Shqipëri duhen 15 vite pune për pension social dhe mbi 38 vjet për pension të plotë, ndërsa
mesatarja aktuale e viteve me kontribute për pensionistët është rreth 26.8 vite, sipas të dhënave.

