Kongresi Ametrikan miraton projektligjin për të ulur ndihmën e huaj dhe financimin e mediave publike

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi  një projektligj që tërheq miliarda dollarë nga fondet e ndara më parë për ndihmën e huaj dhe transmetuesit publikë, një fitore kjo për presidentin Donald Trump.

Dhoma e dominuar nga republikanët votoi 216-213 për të miratuar projektligjin, i cili ishte miratuar tashmë nga Senati më herët gjatë ditës.

Projektligji do të shkojë më pas në tavolinën e Trump.

Projektligji parashikon shkurtime shpenzimesh në total prej 9 miliardë dollarësh, duke përfshirë 1,1 miliardë dollarë në fonde që tashmë ishin zotuar për Korporatën për Transmetim Publik (CPB).

CPB është përgjegjëse për shpërndarjen e fondeve qeveritare të mediave për transmetuesit publikë amerikanë “NPR” dhe “PBS” dhe stacionet e tyre anëtare.

Demokratët, nga ana tjetër, thanë se anulimi i financimit mund t’i godasë veçanërisht rëndë stacionet lokale në zonat rurale dhe ndoshta t’i shkatërrojë ato.

Trump sulmon rregullisht median, denigron gazetarët dhe ndërmerr veprime ligjore kundër raportimit