Afatet kushtetuese drejt fundit/ Drenori: Kemi hyrë në zonën e rrezikut sipas afateve ligjore
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", analisti politik Xhavit Drenori komentoi ngërçin politik në Kosovë, duke theksuar mungesën e zhvillimeve konkrete në negociatat e Albin Kurtit me subjektet e tjera dhe afatet ligjore që po afrojnë rrezikshëm.
"Ne fakt unë nuk kam pritur se sot do të ketë diçka të re, për dy asrsye. Arsyeja e parë është se nuk ka pasur ndonjë zhvillim të ndonjë negociate të zotit Kurti, pra si fitues i zgjedhjeve me subjekte të tjera politike.
Në këtë rast me nisma social demokrate. Me shumë gjasë pritet që jatë fundjavës të ketë lëvizje sepse kemi hyrë në zonën e rrezikut përsa i përket afateve ligjore.
Afat ligjor, i cili ka lënë shumë pikëpyetje pas 27 korrikut, duke pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese me gjykimin që ka nxjerrë ka dhënë 30 ditë afat por nuk ka treguar mënyrë eksplicide se çfarë ndodh pas këtij afati.
Pritet gjatë fundjavës që të ketë takime mes zotit Kurti dhe zotit Limaj me qëllim që të afrohen të dyja subjektet që nga fillimi, megjithatë kanë ndjekur një lloj trajektore për bashkëpunim dhe nëse nisma që unë besoj që ka hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit, gjërat pak thjeshtësohen, lehtësohen por nuk mund të themi që vijmë tek përfundimi i nevojshëm sepse me tri votat e nismës nuk arrihet ai numri i kërkuar", u shpreh Drenori.
