Britania përpunon kërkesat për azil! Pas 7 muajsh pezullim, përqendrohet tek emigrantët sirianë
Britania ka rifilluar shqyrtimin e kërkesave për azil të shtetasve sirianë, vetëm pak ditë pas një marrëveshjeje me Francën. Procesi rinisi pas një pezullimi 7-mujor, ndërsa qeveria e Londrës po përgatit kthime të detyruara para fundit të vitit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Francën, Britania ka rifilluar përpunimin e kërkesave për azil të sirianëve. Procesi vjen pas një pezullimi 7-mujor, ndërsa qeveria po përgatit kthime të detyruara para fundit të vitit.
Britania e Madhe ka nisur shqyrtimin e kërkesave për azil të shtetasve sirianë vetëm, 5 ditë pas një marrëveshje me Francën për emigracionin e paligjshëm dhe azilin
Ndryshimi I politikës vjen edhe për shkak të nevojën për përputhjen me politikat e vendeve të tjera evropiane dhe nevojën për reduktimin e të ashtuquajturit "faktorit tërheqës" që i shtyn emigrantët të rrezikojnë jetën nëpër kanalin e la manshit.
Procesi i shqyrtimit të kërkesave të sirianve ka qenë i pezulluar për 7 muaj për shkak të situatës së pasigurtë që prodhoi rënia e regjimit të Bashar al-Assad.
Më shumë se 7,000 sirianë që kanë kërkuar azil janë mbajtur në pritje gjatë kësaj kohe, shumica në akomodim të financuar nga qeveria si hotele.
Ndërkohë, më shumë se 20 sirianë që jetonin në Mbretërinë e Bashkuar janë kthyer vetë vullnetarisht gjatë këtij viti, dhe Starmer po përgatitet për kthime të detyruara që mund të fillojnë para fundit të vitit.
Gjithashtu, udhëzimet e përditësuara të Ministrisë së Brendshme përcaktojnë se një situatë e përgjithshme e pasigurisë nuk është vetë një arsye e mjaftueshme për azil, dhe çdo rast duhet të shqyrtohet individualisht.
Bazuar edhe në marrëveshjen e firmosur përparësi kanë vetëm ata të cilët kanë lidhje familjare në Britani.
Gjatë periudhës janar-korrik 2025, janë regjistruar mbi 21,000 kalime ilegale të emigrantëve përmes Kanalit ose 109,343 individë duke shënuar një rritje prej 17% krahasuar me vitin e kaluar.

