MESAZH PËR “LOJËRAT E LUFTËS”! Mbi 35 mijë ushtarë nga 19 shtete stërviten në Australi! Testohet sistemi “Himars”

Australia përdori për herë të parë sistemin e ri anti-raketë HIMARS, gjatë stërvitjes më të madhe ushtarake në historinë e rajonit që ka bërë bashkë mbi 35 mijë ushtarë nga 19 vende. Stërvitja vjen në një moment kritik për sigurinë në rajonin e indo paqësorit, dhe pritet të zgjojë edhe interesin e kinës për të spiunuar.

Nga bregdeti verior i Australisë deri në Papua Guinenë e Re, mbi 35 mijë trupa ushtarake nga 19 vende  të botës nisën stërvitjen më të madhe ndërkombëtare të zhvilluar ndonjëherë në këtë rajon: “Exercise Talisman Sabre 2025”.

Në qendër të stërvitjes që zgjat tre javë janë skenarë luftarakë multidimensionalë që përfshijnë luftime në tokë, ajrër, det dhe hapësirën kibernetike.

Për herë të parë, Australia përdori në stërvitje sistemin raketor HIMARS, i njohur për goditje precize në distanca të gjata.

“ishte hera e parë që Ushtria Australiane ka kryer një qitje të drejtpërdrejtë me sistemin HIMARS, ndaj është një ditë e jashtëzakonshme,” u tha gazetarëve një ushtarak I lartë Australian

E gjitha kjo ndodh në një moment kritik për sigurinë në rajonin Indo-Paqësor, ndaj zyrtarët australiane thonë se nuk do të ccuditeshin nga anijet spiune kineze, ashtu sic ka ndodhur në katër edicionet e mëhershme të “Talisman Sabre”

MESAZH PËR “LOJËRAT E LUFTËS”! Mbi 35 mijë

“Ushtria kineze i ka vëzhguar këto stërvitje që nga viti 2017. Do të ishte shumë e pazakontë nëse nuk do t’i vëzhgonin,” Ministri australian për Industrinë e Mbrojtjes sipas AP

Stërvitja, e cila shfaq aleancën e mbrojtjes mes Australisë dhe Shteteve të Bashkuara, filloi një ditë pasi Kryeministri australian Anthony Albanese nisi një vizitë gjashtëditore në Kinë, ku pritet të zhvillojë takimin e tij të katërt ballë për ballë me Presidentin kinez Xi Jinping, të martën në Pekin.

Albanese tha se mbikëqyrja kineze e stërvitjes “Talisman Sabre” nuk do të jetë një çështje që do të ngrihet gjatë takimit me Xi.

Tensionet në Detin e Kinës Jugore kanë shtyrë partnerët perëndimorë të rrisin koordinimin ushtarak. Dhe kjo stërvitje është një mesazh i qartë për mbrojtjen e stabilitetit rajonal.

Jo vetëm një rekord në pjesëmarrje, por edhe një kthesë strategjike në përgatitjen e përbashkët të vendeve aleate për sfidat e sigurisë