“Elvis Evolution” së shpejti në Londër

Londra do të nderohet nga Mbreti i Rock ‘n’ Roll-it këtë verë me atë që organizatorët e quajnë përvojën e parë gjithëpërfshirëse në botë me Elvis Presley-n.

Pritet të hapet në arenën Immerse të Londrës më 17 korrik, “Elvis Evolution”, e cila ofron ture nëpër një restorant retro, dhomat luksoze të zhveshjes së Presley-t dhe skenën e NBC për emisionin e tij televiziv të vitit 1968.

Ndërsa publiku sheh një Presley të përmirësuar me inteligjencë artificiale duke kënduar hitet e tij më të mëdha, aktorë dhe muzikantë performojnë live në sheshe.

Disa nga pjesët e “Elvis Evolution” gjurmojnë gjithashtu udhëtimin e tij që nga fillimi, kur superylli i muzikës ishte thjesht një djalë që rritej në zonat rurale të Misisipit.

Sa i përket ngritjes së tij marramendëse drejt shndërrimit në Mbretin e Rock ‘n’ Roll-it, nuk kërkohen aktorë për këtë pjesë. Kjo përvojë shoqërohet nga disa nga performancat më të mëdha të Presley-t me inteligjencë artificiale, për ta bërë atë të duket më real dhe interaktiv në ekran. “Elvis Evolution” do të vazhdojë deri në dhjetor 2025.