Mertenika: Inteligjenca artificiale duhet menaxhuar me kujdes, rrezik për të rinjtë në rrjetet sociale
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, inxhinieri biomjekësor Ermand Mertenika foli për ndikimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale tek të rinjtë, duke theksuar nevojën për filtrim të përmbajtjeve problematike në rrjetet sociale si TikTok, Instagram dhe Facebook.
"Zhvillimi i teknologjisë sot po depërton kudo, si i madh dhe i vogël e përdorin pa kriter, duke parë pikërisht pra që tek fëmijët e vegjël apo ke adoleshenca që shpeshherë bëhen pre e këtyre zhvillimeve masive të teknologjisë.
Duke parë informacione të ndryshme, si rasti i TikTok-ut, ku doli një problematikë, që dhe kryeministri Rama e respektoi për një vit, për shkak të shpërndarjes së vidjove me nuanca bullizimi apo dhune apo dhe të tjera kuptohet që ndikojnë negativisht në moshë të adoleshencës, tek të rinjtë, tek të vegjlit.
Inteligjenca artificiale dhe zhvillimi masiv krahas aspekteve pozitive që ka, edhe aspekti negativ është i pashmangshëm.
Ne duhet të jemi koshient dhe të ndëgjegjësuar që të dimë ta menaxhojmë më së miri sepse inteligjenca artificiale është një instrument që ne e përdorim dhe na vlen neve për punët tona.
Çështja për të reflektuar këto lloj videosh më shumë varet nga kompanitë apo koorporatat siç janë data serverat, TikTok, Instagram, Facebook etj sepse realisht këto janë më të përdorshmit edhe nga rinia.
Përdorimi i filtrave është zgjidhja më e mirë e rrjeteve sociale, që do të thotë filtrat, informatike ose gjuha algoritmike që bllokojnë këto lloj videosh, reel-se apo fragmentesh që kanë mesazhe negative në shoqëri.
Që do të thotë një video e krijuar me inteligjencë artificiale, e cila transmeton koncept dhune, seksualitet, automatikisht duhet të fshihen", u shpreh Mertenika.
