Zjarr i madh përfshin masivin pyjor në Skuraj, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer gjatë pasdites së kësaj të premteje në masivin pyjor të zonës së Skurajve në Kurbin.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, situata është e komplikuar për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, duke e bërë të vështirë shuarjen e flakëve.

Emergjencat civile kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri për të mundësuar vënien e flakëve nën kontroll.

Aktualisht, nuk ka informacione nëse banesat e zonës janë në rrezik.

Autoritetet po ndjekin nga afër situatën dhe po koordinohen me forcat e shpëtimit.