Kombëtarja shqiptare humb dy vende në renditjen e FIFA-s
Shqipëria humbet dy vende në renditjen botërore të muajit qershor, të publikuar nga FIFA.
Barazimet kundër Serbisë në shtëpi dhe me Letoninë në trasfertë, gjatë kualifikueseve të Botërorit 2026 në Grupin K, janë reflektuar me rënien në vendin e 68-të.
Kuqezinjtë janë lënë mbrapa nga Gjeorgjia dhe Hundurasi, me këta të fundit që kanë rikuperuar nëntë pozicione në klasifikimin special.
Ngjitje historike ka edhe për Kosovën. Dardanët kanë fituar dy vende, pas fitoreve në miqësoret me Armeninë dhe me Ishujt Komore. Tashmë ata e shohin veten të 95-tët në botë, ç’ka përbën pozicionimin më të mirë në renditjen e FIFA-s.
Për sa i takon kreut, në vendin e parë mbetet Argjentina. Në 5 më të mirat asgjë nuk ka ndryshuar, me renditjen e skuadrave si Spanja, Franca, Anglia dhe Brazili.
Pas triumfit në ‘Nations League’, Portugalia është ngjitur në vendin e gjashtë, duke zbritur Holandën.
