Kualifikimi një formalitet, Sherif Tiraspol mund thellë Prishtinën në Europa League

Sherifi i Tiraspolit mposhti me rezultatin 4 me 0 skuadrën e Prishtinës, në duelin e vlefshëm për raundin e parë të Europa League.

Interesant është fakti, se të skuadra moldave zbritën në fushë dy futbollistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Elbasanit, Amarildo Gjoni, i cili e nisi ndeshjes si titullar, madje gjeti edhe rrugën e rrjetës në minutën e 58-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në fushë gjithashtu për Sherif Tiraspol, zbriti edhe ish-mesfushori i Dinamos, Alesio Mija, i cili u aktivizua në minutën e 84-t.

Golat për skuadrën e Sherifit i shënoi Bajala, që realizoi tripletë dhe Odede, që kompletoi “pokerin” në minutën e 79-të.

Kualifikimi mbetet një formalitet për skuadrën moldave, teksa dueli i kthimit do të luhet pas 1 jave në Prishtinë.