Mbrojtja nga dielli, farmacistja Brunilda Hoxha, jep “recetën” e saj për këto ditë përvëluese
Teksa vendi përgatitet për rikthimin e temperaturave të larta, vapa është ana tjetër e medaljes e stinës së verës.
Ka nga ata që e përballojnë më së miri, por dhe nga ata që vuajnë prej saj.
Për të mësuar më shumë se si duhet të veprojmë për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit në këto doitë përvëluese, e ftuar në një intervistë në “Ora News” ishte farmacistja Brunilda Hoxha.
“Ekspozimi në diell gjatë plazhit japin dhe dehidratim të lëkurës, ndaj është e nevojshme që të përdoren kremra hidratantë të saj dhe heqjen e akneve në trup.
Trupi flet vetë, nëse ti fillon të kesh kruarje apo irritim të lëkurës kur del nga deti, pasi uji me kripë për disa persona është e padurueshme, ndaj është e këshillueshme të shpërlahen me ujë natyral dhe të përdorin krem. Ndërsa kush nuk ka probleme nga uji i detit nuk ka pse të bëjë të njëjtën gjë”, u shpreh farmacistja Brunilda Hoxha.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME FARMACISTEN BRUNILDA HOXHA

