SHBA/ Trump po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave ‘Patriot’ në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2025, 20:16
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se do të shqyrtojë mundësinë e dërgimit të raketave Patriot në Ukrainë.
Ditët e fundit Trump është shprehur se nuk i është i kënaqur me zhvillimet në Ukrainë.
Në fillim të javës, ai njoftoi se SHBA-të do të dërgojnë më shumë armë në Kiev, kryesisht mbrojtëse, për të ndihmuar forcat ukrainase në përballjen me sulmet e intensifikuara ruse.
