Zjarr në Kardhiq të Gjirokastrës, digjet një sipërfaqe me bimësi të thatë

GJIROKASTRA- Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Kardhiq të rrethit Gjirokastër nga ku raportohet se një sipërfaqe prej rreth 3 dynym me bimësi u dogj.

Sipas informacioneve, zjarr i rënë pranë banesave rrezikoi përhapje më të madhe për shkak të erës së fortë.

Gjithashtu bëhet me dije se 2 automjete zjarrfikëse me 2 grupe shpëtimi kanë ndërhyrë në kohë dhe arritën të vendosin situatën nën kontroll, duke shmangur dëme të tjera.