LUFTA, PAQJA DHE NOBELI/ Shala: Zhvillimet nga Lindja e Mesme janë futur në një fazë interesante

Për profesorin dhe ekspertin në fushën sigurisë Xhavit Shala, zhvillimet politike ndërkombëtare që vijnë ditët e fundit nga Lindja e Mesme janë interesante, pasi sipas tij janë derivat i asaj që u arrit me Iranin.

I ftuar në hapësirën "Për Shqiptarët" në "Ora News" Shala theksoi se armëpushimi në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit ishte një zotim i presidentit amerikan, Donald Trump, që në fushatën e tij presidenciale.

"Zotim që s'u realizua asnjëherë, pasi situata ndryshoi ashtu siç ndryshoi dhe që e dimë të gjuthë.

Por tani ka një situatë të re, që është bërë interesante në javët e fundit. 

Dhe pas suksesit që pati në vendosjen e armëpushimit me Iranin, tashmë ka një tjetër angazhim nga ana e vetë Presidentit Trump.

Dhe diskutimet e fundit duket se një armëpushim Izrael -Hamas është shumë afër.

Po ashtu kemi dhe një vlerësim nga vetë kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, i cili ka propozuar pikërisht për këto rezultate Donald Trumpin për çmimin Nobel për Paqen.

Nominim që në fakt më shumë i duhej vetë presidentit Trump në këtë moment.", vlerësoi Profesori i Asociuar, Xhavit Shala, duke shtuar se bisedimet e Shteteve të Bashkuara me Iranin përveç armëpushimit, duket të shtrihen edhe për çështjen e centralit bërthamor.

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PROFESOR XHAVIT SHALA