Presidenti Trump firmos projektligjin për uljen e taksave dhe shpenzimeve

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar  dje projektligjin e tij të diskutueshëm për uljen e taksave dhe shpenzimeve.

Republikanët në Kongresin e SHBA-së miratuan të enjten të ashtuquajturin “Projektligji i Madh dhe i Bukur”, pasi u kalua nga Senati me një shumicë të vogël, duke i dhënë Trump një fitore të madhe politike.

Trump nënshkroi projektligjin në një ceremoni më 4 korrik, që përkon me festën kombëtare të SHBA-së që shënon Ditën e Pavarësisë.

Projektligji parashikon zgjatjen e përhershme e lehtësirave tatimore nga mandati i parë i Trump në detyrë.

Këto do të financohen nga shkurtimet në përfitimet sociale – një pikë që është përballur me kritika të ashpra nga Demokratët.

Por, ka edhe rezerva brenda radhëve të vetë Trump. Republikanët konservatorë kritikojnë faktin se legjislacioni nuk shkon aq larg sa duhet – në aspektin e shkurtimeve të shpenzimeve dhe kërcënon të rrisë deficitin buxhetor edhe më shumë.

Paketa parashikon më shumë shpenzime në disa fusha – të tilla si mbrojtja e kufijve.

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, nisi një seri postimesh në media sociale të hënën, duke sulmuar projektligjin dhe duke kërcënuar politikanët që votojnë për të.

Trump e ka vlerësuar ligjin për javë të tëra dhe ka rritur vazhdimisht presionin mbi kolegët e tij të partisë për të finalizuar shpejt procesin legjislativ.