NDAHEN, POR DO TË SHIHEN! Kety Perry dhe Orlando Bloom i japin fund disi

Marrëdhënia e këngëtares pop Kety Perry dhe aktorit Orlando Bloom ka dështuar për herë të dytë. Burime të sigurta kanë konfirmuar se cifti i ka dhënë fund fejesës, 6 vite pasi u ribashkuan pas divorcit. Këngëtarja dhe aktori kanë një vajzë 4 vjecare.

Ylli i muzikës pop Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom konfirmuan zyrtarisht divorcin. Gjashtë vjet pasi kurorëzuan dashurinë në një fejesë dhe sollën në jetë vajzën e tyre, duket se marrëdhënia ka pasur probleme.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat amerikane, përfaqësuesit e çiftit thanë se dyshja nuk janë më njësoj si më parë.

"Ata do të vazhdojnë të shihen së bashku si një familje, pasi përparësia e tyre e përbashkët është dhe gjithmonë do të jetë rritja e vajzës së tyre me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë", thuhet në deklaratë.

reagimi u publikua për shkak të interesit në rritje të fansave mbi marrëdhënien e tyre dhe thashethemeve të shumta që qarkullonin në mediet sociale.

Vetë këngëtarja dhe aktori nuk kanë bërë ndonjë koment për ndarjen, që në fakt ky është rasti I dytë për ta. Perry dhe Bloom u ndanë në vitin 2017, për t’u ribashkuar sërish në shkurt të vitit 2019, në ditën e Shën Valentinit. Por edhe pas kësaj tentative, cifti nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët.

Të dy ndërkohë në të shkuarën kanë pasur nga një martesë respektivisht. Këngëtarja amerikane  është martuar në vitin 2012 me komedianin Russell Brand, ndërsa Bloom ka pasur një romancë që e kurorëzoi edhe në martesë me modelen australiane Miranda Kerr, me të cilën ka  një djalë, Flynn, 14 vjeç.

Ndarja për Kety Perryn vjen në një moment delikat, ku karriera artistike e këngëtares nuk është në nivelet e saj të pritshmërisë. Albumi i saj më i fundit, 143, dhe kënga kryesore Woman's World, nuk u pritën aq mirë. Një gjë e tillë u vu re edhe në shitjen e biletave në turin "The Lifetimes", që këngëtarja po zhvillon, ku bie në sy numri më I ulët I të pranishmëve sesa në koncertet e tjera.

Kety Perry u bë e njohur me hitin e saj në vitin 2008, “I Kissed A Girl”, kengë e  cila zuri vendin e parë në listat muzikore më të mëdha në  Mbretërinë e Bashkuar. Hitet të tjera të këngëtares pop janë :  California Gurls, Fireëork apo Never Really Over.