Kinematografia në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur amerikan
Aktori i njohur amerikan Michael Madsen, i cili la gjurmë të thella në kinemanë botërore me rolet e tij ikonike, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare në shtëpinë e tij në Malibu, Kaliforni. Madsen u bë i famshëm për interpretimet e tij në filmat e Quentin Tarantinos dhe u përshkrua si një aktor me një prani të fuqishme në ekran.
Ai ishte zëri i një brezi filmash të guximshëm, dhe fytyra e një dhune të mbështjellë me stil kinematografik.
Michael Madsen, aktori i mirënjohur i “Reservoir Dogs”, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.
Madsen u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Malibu.
Autoritetet thonë se shkaku i vdekjes dyshohet të jetë një atak kardiak.
Gjatë katër dekadave në ekran, ai portretizoi shpesh të jashtëligjshëm, por edhe figura autoritare. Me Tarantinon krijoi disa nga personazhet më të paharrueshëm të kinemasë moderne.

Zëri i tij i thellë dhe prania magnetike e bënë atë të kërkuar edhe në botën e video-lojërave.
Madsen kaloi edhe dhimbje personale, veçanërisht pas humbjes së djalit të tij Hudson. Ai la pas katër fëmijë dhe një trashëgimi artistike që nuk do të harrohet.
Michael Madsen largohet nga skena, por kinemaja do të vazhdojë ta ndjejë praninë e tij çdo herë që të dëgjojmë një zë të ngjirur që flet për të vërtetën e rrugës.


